MENU
klinika

Lleshaj në Berat

Prezantohet Njësia e Posaçme Operacionale e forcave ‘Shqiponja’

04.09.2020 - 07:35

Është prezantuar sot në Berat, Njësia e Posaçme Operacionale e forcave “Shqiponja”,njësi që operon prej disa javësh në qarkun e Beratit, si pjesë e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Në ceremoninë e prezantimit të kësaj njësie, që u organizuar në ambientet e hapura të Kalasë së Beratit, përveç efektivëve dhe drejtuesve të DPV Berat kanë qenë të pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Edhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka theksuar se, prezantimi i Njësisë së posaçme Operacionale të forcave Shqiponja është një strukturë e re që krijohet rishtaz në qarkun e Beratit, në kuadër të një programi të madh dhe të rëndësishëm të qeverisë shqiptare për të rritur kapacitetet e Policisë së Shtetit në shërbim të rendit dhe sigurisë publike.

“Ne jemi të bindur se investimi në fushën e  sigurisë është investim në themelin e shoqërisë sonë, për një jetë sa më normale të qytetarëve të këtij vendi. Që nga viti 2013, numri i forcave të Policisë së Shtetit është rritur me 13 për qind dhe kjo është përkthyer me rënie të ndjeshme të treguesve të kriminalitetit në vend dhe është përgjysmuar numri i vrasjeve në vend. Vetëm 2-vitet e fundit janë shtuar 700 efektivë të rinj në forcat e policisë dhe kemi 12 njësi operacionale,të shpërndara në çdo qark. Ne kemi ngritur edhe Njësinë e re Operacionale “K” që do të shërbejë për kapjen e personave në kërkim, që i janë shmangur drejtësisë prej më shumë se 30-vjetësh”, ka thënë në fjalën e tij Lleshaj.

Veliu tha se garantimit dhe shtimit të sigurisë së shoqërisë i është shtuar një garanci më tepër, siç është forca e posaçme operacionale “Shqiponja”.

Qarku Berat në tërësi është një qark me kriminalitet të ulët, për 8 muaj ka vetëm një vrasje, asnjë tentativë vrasjeje, asnjë vjedhje me armë e dhunë dhe kjo falë përkushtimit dhe punës profesionale në drejtim të parandalimit dhe goditjes së kriminalitetit në çdo fushë që ai shfaqet”, tha Veliu.

Por këto rezultate nuk janë vetëm produkt i Policisë por edhe i mbështetjes dhe besimit që qytetarët e qarkut Berat kanë tek Policia ka thënë Veliu. Ai inkurajoi strukturat e Policisë në të gjithë vendin, për më shumë angazhim, për t’i dhënë një impuls të ri në vazhdim punës në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së krimit të organizuar e krimit në përgjithësi.

Denoncimet e bëra nga qytetarët për paligjshmërinë në këtë qark kanë qenë të larta, ndaj gjej rastin të falënderoj qytetarët për këtë mbështetje dhe besim të treguar te strukturat e Policisë së këtij qarku, duke i siguruar se strukturat e Policisë në të gjithë vendin janë të angazhuara për t’iu ofruar një shërbim sa më cilësor dhe një ambient shoqëror sa më të sigurt”, tha Veliu.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier