MENU
klinika

Si i dyshuar...

Specialja fton për intervistim edhe një ish-luftëtar të UÇK-së

04.09.2020 - 10:05

Prokuroria Speciale e Hagës e ka ftuar për intervistim edhe një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ish-gjenerali Alush Agushi (Mala) është i ftuari i radhës nga Specialja. Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij, ish-pjesëtari i UÇK-së, Ramush Agushi.

“Gjykata Speciale në përmbushjen e misionit të saj po i vazhdon thirrjet e  të gjithë  çlirimtarëve tanë, sot është ftuar në intervistim edhe  Gjeneral Alush Agushi( Mala), vëlla ashtu si ti dhe shumë çlirimtarë të tjerë do të triumfoni edhe përballë kësaj pa drejtësie, sepse kontributi juaj për vendin nuk ka të bëjë me kurfar krimi, misioni juaj ishte çlirimi i Kosovës! Asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë luftën e UÇK-së, e cila ishte më e pastër se loti!” ka shkruar Agushi.

Ish-komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku dje  është ftuar për intervistim në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale.

"Një hap i madh për infrastrukturën digjitale"

Shërbimet Starlink edhe në Kosovë, reagon Albin Kurti

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat