MENU
klinika

Meta përfundon takimet për datën e zgjedhjeve

Kryemadhi, për herë të parë në Presidencë: S’është çështje date, na duhet përmbysje sistemi

04.09.2020 - 12:06

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, nuk komentoi datë specifike se kur LSI do që të mbahen zgjedhjet, por tha se kjo parti do marrë pjesë në çdo proces të dekretuar nga Presidenti dhe që është kushtetues.

Në dalje nga takimi me kreun e shtetit Ilir Meta, Kryemadhi theksoi se vendit i duhet një “përmbysje e një sistemi të kalbur”.

Ia bëmë të qartë Presidentit që LSI do zbatojë cdo vendim e dekret të presidentit që është kushtetues e do marrë pjesë në cdo proces zgjedhor ku i cili do i garantojë shqiptarëve qeverisjen e ardhshme evropiane për të cilën kanë aspiruar prej kohësh. Ska gjë më të rëndësishme sa ti japësh shqiptareve një datë që po e presin prej kohësh. Zgjedhjet duheshin bërë 2 vjet më parë, por cdo detaj i vogël që mund të thotë ç’bëri e sotmja e ç’bëri e nesërmja është të tallesh me cështjet e shqiptarëve”, tha kryetarja e LSI pas takimit.

Sa më shumë të zgjasë këshilli politik, diskutimet për kodin zgjedhor, teknikalitetet e aq më jetëgjatë do të jenë politikanët në televizionet dhe asnjë nuk do ta flasë për punësim, sa më shpejt zgjedhjet, aq më mirë për të gjithë.

Na duhet përmbysje e një sistemi të kalbur dhe një system i ri, garancia më e madh është fuqia që kanë shqiptarët për të ndryshuar, nuk ka garanci më të madhe se përkrahja e qytetarëve. E vetmja garanci është zemra e çdo politikani e deputeti për tu përballur me krimin’, tha Kryemadhi.

Takimet e Presidentit me faktorin politik, sollë sot një takim të veçantë, atë të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi me bashkëshortin e saj, Ilir Meta.

Kryemadhi kishte vendosur të shkonte personalisht në takimin me Presidentin, e shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.

Në takimet e shkuara, Monika Kryemadhi s’ka qenë asnjëherë e pranishme në takim me kreun e shtetit, duke çuar gjithmonë si përfaqësues, numrin dy të LSI-së, Petrit Vasili.

Madje, Monika Kryemadhi nuk ishte në Presidencë as gjatë kohës kur Ilir Meta mori detyrën e Presidentit.

Ajo ka qëndruar në postin politik të kryetares së LSI-së, duke mos pranuar të mbaj postin e Zonjës së Parë.