Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pas takimit me Kreun e Shtetit, Ilir Meta për datën e zgjedhjeve ka bërë edhe një koment shkurt për letrën e ambasadores Yuri Kim, e cila kërkoi që kandidatët për deputetë të jenë figura të pastra.
Sipas Kryemadhit, letrën e diplomates amerikane duhet ta lexojë më shumë Partia Socialiste, pasi LSI është partia e të rinjve dhe nuk ka pasur kandidatë problematike.
“Unë mendoj që letra e Yuri Kim është e nevojshme që ta lexojmë jo vetëm ne, por edhe mediat, sidomos PS. Edhe në sondazhet edhe në angazhimet e tjera, LSI është partia e të rinjve.
Në listat e LSI nuk ka pasur kandidat problematik, por nëse do të shkojmë drejt listave të hapura, qytetarët do ta vendosin për deputetët”, tha ndër të tjera Kryemadhi.