MENU
klinika

A po kolapson shëndetësia në Kosovë?

Mbi tre mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

05.09.2020 - 09:53

Mbi tre mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë, ndërsa numri në total i të prekurve nga ky virus ka shkuar në 13 mijë e 910. Ndërkohë, 551 persona të tjerë kanë vdekur.

Në raportin e IKSHK-së, për 24 orë janë shënuar 119 raste të reja, ndërsa u raportua për 3 raste të vdekjes me SARS CoV2 pozitiv. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratorët private, janë testuar gjithsej 474 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 13.910 raste nga 53.090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 551 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 187 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.300 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.059”,- thuhet në raportin e IKSHPK-së.

Numrin më të madh të rasteve të reja sërish janë në Komunën e Prishtinës. “Rastet pozitive janë nga: Komuna Prishtinë 35 raste, Komuna Gjakovë 10 raste, Komuna Gjilan 8 raste, Komuna Pejë 7 raste, Komuna Podujevë 7 raste, Komuna Prizren 6 raste, Komuna Vushtrri gjashtë raste, Komuna Ferizaj raste, katër Komuna Malishevë katër raste, Komuna Viti katër raste, Komuna Deçan tre raste, Komuna Fushë Kosovë tre raste, Komuna Skenderaj tre raste, Komuna Suharekë tre raste, Komuna Drenas dy raste, Komuna Hani i Elezit dy raste, Komuna Mitrovicë dy raste, Komuna Obiliq dy raste, Komuna Rahovec dy raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Istog, Kamenicë, Klinë, Lipjan dhe Shtime”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Komisionari për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Varhelyi

“BE-ja nuk po bën garë me ndihmat për Ballkanin”


"Një hap i madh për infrastrukturën digjitale"

Shërbimet Starlink edhe në Kosovë, reagon Albin Kurti

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat