MENU
klinika

"Duhet të ashpërsohen masat frenuese"

Brataj: Agresiviteti i virusit është ulur. Koronaviruset mbijetojnë në temperatura të ulëta

05.09.2020 - 15:55

Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare, tha se agresiviteti i virusit është ulur dhe se tashmë shumica e të prekurve po e kalojnë më lehtë sëmundjen

“Thirrjet janë më të ulura krahasuar me Korrik-Gushtin. Forca e infektimit ka rënë pavarësisht numrave që duket sikur ka ardhur çdo gjë në rritje. Vetë sëmundja ka forma shumë të lehta. Ka shumë njerëz që e kalojnë me 2-3 ditë, me shenja të lehta dhe as me temperature”.

Bratajt tha se në javët në vijim pritet një ulje e numrit të infektimeve.

“Vlerat e Gushtit ishin rezultat i Qershor-Korrik me lirimin e masave. Do të presim akoma edhe ulje të tjera të shifrave, por ajo që është shqetësuese është kryqëzimi i stinëve me të gjithë faktorët favorizues dhe jo favorizues”.

I pyetur për numrin e lartë të vdekjeve në Gusht dhe atyre të dy muajve të fundit për shkak të koronavirusit, Brataj thotë se mbi 90% e viktimave kishin sëmundje bashkëshoqëruese.

“Mos t’i veshim vetëm ngjyrën e Covidit numrit të të vdekurve, sepse janë 6 muaj. Shumica, për të mos thënë mbi 90%, janë me sëmundje shoqëruese, që edhe një grip ose sëmundje tjetër mund të shkaktonte humbjen e jetës”.

Me ardhjen e vjeshtës dhe dimrit, ekspertët thonë se nuk duhet të ulet vigjilenca, pasi historia e koronaviruseve tregon se ato mbijetojnë në temperatura të ulëta. Sipas tyre, këtë periudhë duhet të ashpërsohen masat frenuese.