Revista prestigjioze mjekësore, “The Lancet”, ka publikuar një raport ku thotë se çdo personi, të cilit iu testua vaksina, u zhvilluan antitrupa për të luftuar virusin dhe nuk paraqiti asnjë efekt anësor serioz.
Përdorimi në Rusi u licencua për përdorim lokal në muajin Gusht, duke u bërë vendi i parë që bënte diçka të tillë, që përpara se të dhënat të bëheshin publike.
Testet janë zhvilluar në shkallë shumë të vogël për të provuar qartë efikasitetin e tyre dhe sigurinë, thanë ekspertët. Por Moska i përshëndeti rezultatet e fundit, duke i cilësuar si përgjigjen më të mirë ndaj kritikëve.
Disa mjekë perëndimorë kanë ngritur shqetësime në lidhje me shpejtësinë e punës së Rusisë, duke lënë të kuptohet se gjatë rrugës, mund të jenë kapërcyer hapa të rëndësishëm.
Presidenti Vladimir Putin, muajin e kaluar, deklaroi se vaksina i kishte kaluar të gjitha kontrollet e kërkuara dhe tha madje se një të tillë, ia kishte dhënë edhe vetë vajzës së tij.