MENU
klinika

Vetëm 43 mijë fermerë të vetëpunësuar

COVID-19/ Bujqësia humbet 18 mijë të formalizuar

05.09.2020 - 20:34

Vetëm 43 mijë fermerë në të gjithë vendin kanë paguar sigurime shoqërore në buxhetin e shtetit dhe rezultojnë si të vetëpunësuar në bujqësi në gjysmën e parë të vitit.

Të dhënat e detajuara nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se konkretisht janë 43,418 kontribues në fshat, ku 69.2 për qind gjenden në zonat fushore të vendit ku dhe bujqësia është me e zhvilluar dhe 30.8 për qind në zonat malore. Lajmi i keq është se për shkak të pandemisë COVID-19, e cila ka dhënë efekte dhe në këtë sektor, 18.145 fermerë kanë ndërprerë derdhjen e sigurimeve në 6 muaj.

Në fund të vitit 2019, numri i të vetëpunësuarve në bujqësi regjistrohej në 61,563 kontribues. Të ardhurat e mbledhura arrijnë në 773 milionë lekë, ku rrjedhimisht kontributin më të madh e japin zonat fushore. Numri më i lartë i kontribuesve të vetëpunësuar në bujqësi si përqindje ndaj totalit, regjistrohet në Tiranë, e ndjekur nga Fieri dhe Durrësi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN