MENU
klinika

Kryeministrja serbe provokon Prishtinën

“Marrëveshja, një mënyrë krijuese për të mos njohur Kosovën!”

05.09.2020 - 21:01

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç i tha Prva TV se marrëveshja e nënshkruar në Uashington, për serbët ishte një marrëveshje historike.

“Delegacioni i Prishtinës ishte nën presion nëse duhet të nënshkruante, dhe unë mendoj se kjo është një marrëveshje e mirë edhe për ta.

Pika e dhjetë e marrëveshjes ishte ‘vija e kuqe’ për ne, dhe Vuçiq e bëri të qartë, kështu që ajo pikë u tërhoq”, tha Brnabiç.

Ajo shtoi se serbët “e luajtën lojën” në një farë mënyre.

“Ne nuk kemi nënshkruar asgjë me Prishtinën, Amerika është ndërmjetësi ynë. Ne duhej të gjenim një mënyrë krijuese, si t’i drejtohemi të ardhmes, pa e njohur Kosovën”, shtoi Brnabiç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi