MENU
klinika

Përplaset Leclerc, Hamilton penalizohet

Çmenduri në Monza, podiumi është surprizë

06.09.2020 - 16:14

Surprpiza në garën e Monzës të Italisë. Pikërisht kur dukej se Formula ishte kthyer monotone me dy Mercedes në krye thuajse në çdo garë, sot triumfoi Pierre Gasly me Alpha Tauri. Natyrisht, kjo ndodhi pas episodeve të shumta që pati kjo garë.

Në vendin e dytë u rendit spanjolli Carlos Sainz me Renault, që vitin e ardhshëm do të garojë me Ferrari. Në dy xhirot e fundit Sainz nuk arriti të parakalonte Gasly, edhe shkoi në më pak se 1 sekondë.

Vend i tretë sërish për një që nuk pritej, me Stroll që ngjitet për herë të parë në podium. Vend i katërt për Norris dhe i pestë për Bottas, një garë anonime për finlandezi, që në starte nuk arriti të tregonte veten.

Hamilton, nga vendi i fundit pas ristartit, arriti vendin e shtatë, duke bërë maksimumin dhe rikuperuar mbi 25 sekonda. Ndonëse starti nisi pa probleme, më pas ndodhën shumë gjëra. Së pari, Magnusen tërhiqet dhe parkon keq. Në pistë hyn makina e sigurisë.

Hamilton, që ndodhej i pari në xhrion e 23-të, së bashku me Giovinazzin hyjnë në pit-stop kur nuk lejohej dhe penalizohen me 10 sekonda. Leclerc, që ndodhej i 13-i rikuperon plot 9 vende, por kur ndodhej i katërti, del shpejt në kthesë dhe përplaset keq.

Gara ndërpritet menjëherë dhe makinat hyjnë në bokse, në pritje të ristartit në orën 16:20. Fatmirësisht, Leclerc doli shëndoshë e mirë nga makina. Vettel doli jashtë që në fillimin e garës. Ferrari shënon rekord historik negativ, në 2 gara radhazi nuk hyn në 10 pilotët më të mirë.

Gara rinisi në orën 16:00, me Hamilton që niset i pari, Gasly i dyti, Raikkonen i treti e kështu me radhë, por kampioni i botës kryen penalizimin në bokse pas një xhiro dhe e rinis nga fundi. Sainz parakalon Raikkonen e më pas e kalojnë thuajse të gjithë. Një podium që as kontraversi nuk do të vinte bast.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN