“British Museum” njoftoi blerjen e 103 vizatimeve, të humbura që prej për më shumë se 70 vitesh, të piktorit të famshëm japonez Hokusai (1760-1849), vizatimi i njohur “Vala” i të cilit mori reputacion botëror.
Të gjitha këto vizatime bardhë e zi janë bërë nga mjeshtri japonez në vitin 1829, kur ai ishte 70 vjeç, për të shërbyer si ilustrime për një libër që nuk u botua kurrë.
Skicat e “humbura” u panë për herë të fundit publikisht në një ankand në vitin 1948, para se të rishfaqeshin vetëm në 2019 në Paris.
Sipas “British Museum”, i cili strehon një nga koleksionet më të rëndësishme të piktorit japonez jashtë vendit të tij të lindjes, këto vepra kanë një rëndësi të veçantë sepse vijnë nga një periudhë jo shumë pjellore e jetës e artistit, i cili do të kalonte në atë kohë një seri dramash personale.