MENU
klinika

Ultimatum Rusisë nga Navalny

Merkel ndryshoi mendje? Mund ta pezullojë projektin me Putinin…

07.09.2020 - 12:47

Në një shenjë të zhgënjimit në rritje të Berlinit nga Moska për helmimin e politikanit opozitar rus Alexei Navalny, zyra e kancelares Angela Merkel tregoi të hënën se ajo mund të ishte e gatshme të rimendojë lidhur me projektin e gazsjellësit gjermano-rus.

Navalny, një kritik i Presidentit Rus Vladimir Putin, u dërgua në Gjermani në 22 Gusht, dy ditë pasi u sëmur në një fluturim në Rusi. Ekspertët gjermanë të armëve kimike thonë se testet tregojnë se Navalny ishte helmuar me një agjent nervor të epokës Sovjetike, duke bërë që qeveria gjermane javën e kaluar të kërkojë që Rusia të hetojë çështjen.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas tha në një intervistë të Dielën se reagimi rus mund të përcaktojë nëse Gjermania do të vazhdojë të mbështesë tubacionin Nord Stream 2.

“Kancelarja gjithashtu beson se është e gabuar të përjashtosh ndonjë mundësi,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Merkel Steffen Seibert pasi u pyet për komentet e Maas.

Më parë, Merkel kishte këmbëngulur në “ndarjen” e çështjes Navalny nga projekti i tubacionit, të cilin SHBA e kundërshton.

Në fillim të gushtit, tre senatorë republikanë kërcënuan me sanksione kundër një operatori të një porti të Detit Baltik të vendosur në zonën elektorale parlamentare të Merkel për rolin e tij si një stacion për anijet e përfshira në ndërtimin e Nord Stream 2.

Gjermania njoftoi se mostrat e marra nga Navalny treguan prova të qarta se ai ishte helmuar me substanca nga grupi Novichok.

Seibert paralajmëroi se ishte e parakohshme të pritej që Moska të përgjigjej për këtë çështje brenda pak ditësh, por bëri të qartë që Berlini do përgjigje së shpejti.

Rusia ka mohuar që Kremlini ishte i përfshirë në helmimin e Navalnit dhe akuzoi Gjermaninë që nuk po i siguronte provat që kërkoi në fund të gushtit.

Përkthyer dhe përshtatur nga New York Times/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pse e ka të vështirë të vendosë?

Dilema më e madhe e Merkelit, lidhet me Putinin!

Pse nuk e ndëshkon pa u menduar dy herë?

BE me Putinin: “Tërhiq por mos e këput”!


Demokratët bëjnë analizën e humbjes në zgjedhje!

Arsyet pse Kamala Harris nuk fitoi garën presidenciale

Shpenzime marramendëse dhe dështim zgjedhor

Si u shpenzuan 1.6 miliardë dollarë në fushatën e Harris

Nga “Marco i vogël” në Sekretar Shteti në SHBA

Çfarë e pret Berlinin e Brukselin nën një mandat të Rubios?