MENU
klinika

Rikthimi te Barcelona

Leo Messi kryen seancën e parë stërvitore

07.09.2020 - 16:08

Lionel Messi rikthehet në kampin stërvitor të Barcelonës. Sulmuesi argjentinas u kthye në stërvitje këtë pasdite dhe, për herë të parë, u vu në dispozicion të Ronald Koeman. Lojtari, i cili dje ka kaluar testin PCR në shtëpinë e tij, është gati për të vijuar me klubin që e rriti dhe e bëri të famshëm.

Ai ishte i pari që arriti në qendrën stërvitore të Barcelonës, një orë e gjysmë para seancës. Kishte një pritje të madhe me kthimin e tij. Pjesa tjetër e skuadrës nisi stërvitjen një javë më parë.

Vendimi i 25 gushtit i Messit për të lënë klubin katalanas bëri që ai të mungonte në ato seanca të para. Por pasi Barcelona nuk e lejoi atë të largohej, e kanë detyruar atë të kthehet nën urdhrat e trajnerit holandez Koeman.

Ylli i futbollit botëror ka deklaruar se do të vijojë me të njëjtin përkushtim te Barcelona, duke lënë pas ato që ndodhen. Megjithatë, në vijim duhet parë se si do të jetë raporti me trajnerin, pasi me presidentin Bartomeu tashmë ka një hendek të madh, teksa e quajti gënjeshtar.

Barcelona do të luajë miqësoren e parë të shtunën, por Messi nuk pritet të jetë pjesë e grupit dhe as në stol, pasi ka vetëm pak ditë stërvitje. La Liga nis më 11 shtator me ndeshjen Granada-Bilbao, ndërsa Barcelona ndeshjen e parë do ta luajë me Elchen, që në program ishte për më 13 shtator, por është shtyrë për një tjetër datë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mund të mbyllë karrierën aty

Messi do durojë deri në mars te Barcelona…

Ylli i Barcelonës rrëfen gjithçka

“Arsyet pse qëndrova, presidenti më gënjeu”