Sikundër e dimë situata nga Covid-19 po bëhet gjithnjë e më serioze dhe në vendin tonë janë infektuar 10,406 persona dhe kanë humbur jetën 319 të prekur.
Në 20 korrik qeveria vendosi të ndalonte muzikën pas orës 20:00, vendim ky që u kundërshtua nga shumë artistë.
Mirëpo, Soni Malaj duket se bën përjashtim dhe është pro këtij vendimi.
Këngëtarja tregoi se si të njohur të saj janë prekur nga Covid-19, duke shtuar se i është dukur absurde që grumbullimet masive janë bërë edhe pas orës 20:00.
Kam pasur oferta për të kënduar, nuk është më çështje lekësh. Njerëz që unë njoh, të afërm janë prekur nga virusi. Grumbullimet gjatë verës nuk duheshin bërë as në 2 as në 4. Që kur ndodhi pandemia jam shumë e kujdesshme. As ty për herë të parë s’të përqafova.
Lidhur me anën profesionale, Soni tregoi se ka gati 3 projekte, teksa e pyetur nëse njëra prej tyre është me Tunën, ajo buzëqeshi.
Për kujtesë, dy këngëtaret u përfolën për një bashkëpunim të mundshëm në qershor kur u panë së bashku në Prishtinë nën shoqërinë edhe të Yll Limanit.