Dy skuadra gjysmëfinaliste janë vetëm një hap larg finales së play-off në Konferencën e Lindjes. Pas Miami Heat, Boston Celtics udhëheq 3-2 serinë e ndeshjeve gjysmëfinale ndaj Toronto Raptors, teksa fitoi 111-89 në takimin e pestë mes dy ekipeve.
Sfidë e udhëhequr nga skuadra e Celtics, që pati epërsi gjatë gjithë kohës, duke e dominuar lojën. 6 lojtarë të Boston realizuan mbi 12 pikë, me Broën që ishte shënuesi më i mirë me 27 pikë, ndërsa te Toronto mungoi lideri.
Tashmë kampionët ende në fuqi të NBA duhet të barazojnë dhe për të lënë gjithcka në ndeshjen e 7 shtatë. Celtics, edhe pse jo favoritë, janë paraqitur solidë në këtë fazë dhe e meritojnë finalen.
Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e Los Angeles Clippers fitoi 113-107 ndaj Denver Nuggets dhe udhëheq 2-1 serinë e gjysmëfinaleve, pas një dueli të fortë, ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri.
Jokic realizoi 32 pikë e 18 rebound për Denver, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Clippers u dalluan George me 32 pikë e Leonard me 23 pikë e 14 rebound. Në perëndim sfidat janë më të ekuilibruara.
KONFERENCA E LINDJES, – GJYSMËFINALE PLAY OFF
Milwaukee Bucks – Miami Heat (1-3)
Boston Celtics – Toronto Raptors 111-89 (3-2)
KONFERENCA E PERËNDIMIT – GJYSMËFINALE PLAY OFF
Los Angeles Clippers – Denver Nuggets 107-113 (1-2)
Los Angeles Lakers – Houston Rockets (1-1)