MENU
klinika

“Do shlyejmë borxhin ndaj Turqisë”!

Xhihadistët gati të sulmojnë Greqinë në rast konflikti

08.09.2020 - 11:00

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë po përshkallëzohen çdo ditë, teksa nga të dy vendet nuk ndalin ultimatumet dhe parajmërimet.

Një pjesë e shteteve europianë kanë dalë hapur në krah të Greqisë, ndërsa Turqia ndodhet e vetme para kësaj “lufte” të ashpër.

Mirëpo, së fundmi krerët e ushtrisë së Lirë të Sirisë janë shprehur se :“Në rast lufte me Greqinë, jemi gati që të shlyejmë borxhin tonë ndaj Turqisë”.

Lajmi ka bërë bujë në disa media greke dhe turke, të cilat shprehen se mijëra xhihadistë janë të gatshëm që të përballen me Greqinë nëse do të ketë një luftë me Turqinë, raporton ABC News.

Një tjetër deklaratë të ngjashme sipas mediave turke vjen edhe nga një personazh i njohur në përplasjen civile në Siri, i cili thërritet si “Abu TOW”, për shkak se është i specializuar në përdorimin e sistemeve raketore anti-tank.

Ai numëron me dhjetra tanke të shkatërruara nga forcat kundërshtare dhe aktualisht sipas mediave turke deklaron se do të radhitet në krah të Turqisë nëse do të ketë një luftë me Greqinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN