MENU
klinika

Po testohen mësuesit për Covid-19

Kosovë/ Ende nuk ka një vendim për nisjen e vitit shkollor

08.09.2020 - 12:03

Ministria e Arsimit në Kosovë ende nuk ka një vendim zyrtar për nisjen ose jo të vitit të ri shkollor në datën 14 shtator.

Sipas ministrit të Arsimit, Ramë Likaj, një vendim mbi këtë çështje do të merret pas rekomandimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK.

“Ne jemi të përgatitur dhe siç e dini sipas Ligjit Anti-COVID, Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja kanë disa kompetenca shtesë, presim rekomandimin e tyre për ta nxjerrë ne vendimin për fillimin e vitit të ri shkollor”,- u shpreh ai për mediat.

Por ndërkohë, në Kosovë do të nisë testimi i mësuesve.

“Ne kemi informata se do të testohen 1500 mësimdhënës në nivel të Kosovës, që i bie mbi 5,6 për qind për ta ditur gjendjen e infeksionit se me cilën gjendje po hyjmë në këtë vit të ri shkollor. Ka filluar testimi sot, kanë shkuar mësimdhënësit e përzgjedhur në mënyrë të rastësishme për t’u testuar në Ferizaj”, vijoi më tej ministri Likaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu i Sindikatës flet për situatën në Kosovë

‘Stafi shëndetësor është i stërlodhur dhe i mbingarkuar’