MENU
klinika

KQZ e re ‘fut’ PD-LSI në parlament

Bylykbashi i deleguari i opozitës jashtëparlametare në Komisionin e Posaçëm

08.09.2020 - 13:23

PD i është përgjigjur kërkesës së Ruçit. Ka dërguar Oerd Bylykbashin në Komisionin për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ.

Vendimi doli pas mbledhjes që kryedemokrati Lulzim Basha me nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili.

“Z. Ruçi,

Në përgjigje të shkresës suaj nr. 2143 Prot., datë 04.09.2020 dhe në përputhje me nenin 17, pika 3 dhe nenin 183 të ligjit nr. 101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, ju njoftojmë se:

Kemi autorizuar si përfaqësues me cilësinë e të dërguarit të posaçëm pranë Komisionit Parlamentar, që do të marrë pjesë në procedurën e shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së, z. Oerd Bylykbashi, anëtar i Këshillit Politik të ngritur me marrëveshjen politike të 14 Janarit 2020.

Në emër të Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar:

Sekretari i Përgjithshëm
GAZMENT BARDHI””