Në Itali është marrë vendimin për tifozët në stadiume. Sezoni i ri do të nisë pa tifozë. Guiseppe Conte shtyu të paktën deri më datë 7 tetor gjendjen e jashtëzakonshme. Dekreti i masave nuk mund të ketë fuqi më tepër se 30 ditore, por nuk garanton rikthimin e tifozëve pas kësaj date.
Në këtë mënyrë, ai që e pëson është futbolli, pasi të paktën 3 javët e para do të luhen pa praninë e tifozëve në shkallet e stadiumeve. Juventus-Napoli dhe Lazio-Inter janë duelet BIG që do të luhen në një atmosfertë të ftohtë.
Pavarësisht dëshirës së skuadrave dhe kërkesave të njëpasnjëshme të klubeve për t’u hapur për një numër të reduktuar të tifozëve, kjo nuk është marrë parasysh. Jo vetëm kaq! Futbolli në Itali mund të nis edhe pa praninë e yjeve të saj.
Gjithsesi, autoriteti shëndetësor Italian nuk po qëndron duarkryq. Mediat raportojnë se po punohet intensivisht që tifozët të kthehen në stadiumet italiane brenda këtij sezoni që pritet të nis, gjithmonë me numër të kufizuar të tyre.
Sfida e parë që mund të luhet me praninë e mbështetësve besohet të jetë derbi i Milanos mes Milanit dhe Interit, i parashikuar për më 17 tetor. Sezoni futbollistik në Itali do të nis fundjavën e ardhshme me 19 shtator me duelin Fiorentina-Torino.