MENU
klinika

Klubi korçar bllokohet në merkato

Tani edhe FIFA dënon Skënderbeun

08.09.2020 - 20:33

Shtohen telashet për ekipin e Skënderbeut. Sikur mos mjaftonte dënimi 10-vjecar në Europë dhe gjoba 1 milionë euroshe, Skënderbeu dënohet edhe në merkato dhe për momentin nuk mund të federojë asnjë futbollist të ri.

Merkatoja e skuadrës korçare është e bllokuar si pasojë e gjyqit të humbur me futbollistin nga Gambia, Kaba Sambou më 15 janar të këtij viti. Lajmin e bën të ditur “Euroneës Albania”, që ka siguruar dokumentin e vendimit të marrë nga FIFA.

Në këtë faksimile shkruhet se skuadra korçare i detyrohet afro 90 mijë euro lojtarit. Në dokumentin prej 8 faqesh saktësohet se, në rast se vendimi nuk do të ekzekutohet brenda 45 ditësh, atëherë merkato e skuadrës juglindore do të bllokohet.

Deri në momentin që do të shlyhet lojtari, Skënderbeu nuk mund të bëjë asnjë lëvizje. Nëse klubi korcar nuk paguan, atëherë ky vendim do të jetë i vlefshëm për tre sesione, që do të se Skënderbeu as verën tjetër nuk mund të bëjë blerje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç'do ndodhë me Skënderbeun?

Takaj: Fajin e ka Dervishi, na bëri kurban!