Grand Slam i US Open ka hyrë në fazën më interesante. Tenisti gjerman Alexander Zverev dhe ai spanjoll Pablo Carreno Busta janë dy gjysmëfinalistët e parë për meshkuj në tenis.
Ata kanë fituar sot në dy ndeshjet çerekfinale, duke avancuar më tej. Zverev mposhti 3-1 (1-6, 7-6, 7-6, 6-3) me përmbysje kroatin Borna Coric. Ky i fundit fitoi setin e parë, por më pas erdhi përmbysja e Zverev, numri 6 në botë.
Surprizë fitorja e Busta, që mundi 3-2 kanadezin Denis Shapovalov (3-6, 7-6, 7-6, 0-6, 6-3) dhe kualikohet për herë të parë në gjysmëfinalet e një grand slam. Busta ishte me fat, pasi u përjashtua Djokovic në ndeshjen ndaj tij.
Te femrat, ish-numri 1 në botë, tenistja japoneze Naomi Osaka, mundi 2-0 (6-3, 6-4) amerikanen Shelby Rogers dhe kualifikohet në gjysmëfinale. Përballë saj do të jetë tenistja tjetër amerikane, Jennifer Brady, që në çerekfinale eliminoi kazaken Yulia Putinseva, duke fituar 2-0 (6-3, 6-2).