MENU
klinika

Shkelje e marrëveshjes së SHBA?

Mediat: Nëse Izraeli njeh Kosovën, Serbia nuk hap ambasadë në Jeruzalem

09.09.2020 - 10:42

The Jerusalem Post hedh dyshime se mund të ketë një prishje dhe shkelje të marrëveshjes së Shtëpisë së Bardhë më 4 shtator nga ana e Serbisë. Pikërisht media më e madhe në Izrael, bazuar tek një burim afër Presidentit Aleksandër Vuçiç bën me dije se Serbia nuk do të hapë ambasadë në Jeruzalem në rast se Izreali njeh Kosovën.

Po ashtu ky burim, thotë se do të dëmtohen marrëdhëniet Serbi- Izreale në rast se këta të fundit njohin Kosovën, dhe s’kanë për të qenë më njësoj si më parë. Por ndërkohë edhe në Izrael ka një debat për këtë njohje, pasi duke pranuar Kosovën atëhere krahasohet me vendime të ngjashme të atyre vendeve që njohin Palestinën.

Më 4 shtator, në marrëveshjen e SHBA, Donald Trump bëri me dije se pjesë e marrëveshjeve ekonomike, do të ishin edhe ato politike që lidheshin me Izraelin. Nga njëra anë Serbia duhet të hapte ambasadë në Jeruzalem, kurse nga ana tjetër Kosova duhet të bënte diçka të tillë dhe në këmbim do të merrte njohjen nga Izraeli që e ka njoftuar edhe zyrtarisht kryeministri Netanyahu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Albin Kurti: Nëse kthehem në detyrë...

“Nuk do të respektoj marrëveshjen e Uashingtonit!”