MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A janë infeksionet urinare ngjitëse?

10.09.2020 - 07:06

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: A janë infeksionet urinare ngjitëse?

Mjek: Bakteret përgjegjëse për ITU mund të transmetohen ndërmjet njerëzve. Megjithatë, infeksioni në vetvete nuk është ngjitës. Infeksionet urniare zhvillohen kur mikrobet rriten në traktin urinar.

Infeksionet e rrugëve të sipërme urinare prekin veshkat dhe ureterët, ndërsa infeksionet e traktit të poshtëm urinar prekin fshikzën e urinës dhe uretrën.

Marrdhëniet sekuale rrisin riskun për zhvillim të infeksioneve urinare. Bakteri Escherichia coli (E.Coli), që jeton në zorrë, mund të transferohet nga anusi në uretër gjatë seksit anal, ndërsa seksi vaginal mund të transferojë bakteret e lëkurës në uretër, çka rrit riskun për zhvillim të një infeksioni urinar.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.