MENU
klinika

Flet për herë të parë i vëllai: Se kam vrarë unë motrën time, por…

Kthesë e papritur në hetimet për vrasjen e Eglantina Bucit

10.09.2020 - 11:27

Ngjarja e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik ka marrë një tjetër kthesë për vrasjen e Eglantina Bucit, 23-vjeçarja e cila u qëllua me një plumb në nofullë dhe më pas u gropos dhe u fsheh nga babai dhe vëllai.

Shkëlzen Buci, mësohet se ka thënë se nuk është ai personi që vrau Eglantinën.

“Nuk e kam vrarë unë Eglantinën. I penduari të tregojë vrasësit e vërtetë”,-mësohet të jetë shprehur ai, referuar dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, i cili e vë gishtin tek Shkëlzeni për vrasjen e Elgantinës.