MENU
klinika

Emrat

OFL zbarkon në Vlorë, i kërkon llogari tre të dënuarve

10.09.2020 - 12:48

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në Vlorë, ku i kërkon llogari për pasurinë tre personave të dënuar për prostitucion dhe trafik droge.

Ata janë Elton Bushi alias Adriatik Canaj, Vasil (Agim) Çobo dhe  Klodjan Llanaj.

“Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasuri shtetasve:

E. B. alias A. C., banues në Vlorë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
V.(A.) Ç., banues në Vlorë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
K. Ll., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier