Tirana ka prezantuar dy blerjet e reja, në kuadrin e konsolidimit të ekipit kampion për sezonin e ri futbollistik. Përmes faqes së vet në Facebook, fillimisht klubi bardheblu bëri me dije:
“KF Tirana mirëpret Ibrahim Sulley. Lojtari ka mbërritur ditën e sotme në Shqipëri. Menjëherë pasi është akomoduar, mesfushori me tipare sulmuese ka firmosur kontratën në prani të presidentit Refik Halili, duke zyrtarizuar bashkimin e tij me klubin bardheblu.
Lojtari është pjesë e kombëtares U-20 në Gana dhe vjen si përforcim i mirë për skuadrën tonë. Sulley do të stërvitet sot me pjesën tjetër të lojtarëve”.
Vetëm 1 orë më pas klubi bardheblu publikoi edhe afrimin tjetër ganez, Isaac Gyamfi, i cili pozoi me fanellën bardheblu. “Tirana njofton afrimin e lojtarit Isaac Gyamfi. Mesfushori qendror ka arritur dakordësinë me presidentin Halili dhe është tashmë pjesë e bardhebluve për sezonin e ri.
Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, 20-vjeçari do të vihet nën urdhërat e trajnerit Egbo, duke u stervitur bashkë me skuadrën”, – shkruhet në faqen zyrtare të 25 herë kampiomnëve të vendit.
Treshja ganeze te Tirana wshtw plotësuar me prezantimin e sulmuesit Derrick Sasraku. Pasi ka firmosur kontratën, do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Emanuel Egbo. 26-vjeçari shihet si një përforcim i rëndësishëm në repartin ofensiv.
“Derrick Sasraku vjen te KF Tirana. Klubit të Futbollit Tirana i bashkohet sot lojtari Derrick Sasraku. Sulmuesi nga Ghana firmosi kontratën që e bën atë pjesë të bardhebluve në sezonin e ri. 26 vjeçari do t’i bashkohet pjesës tjetër të ekipit në seancën stërvitore të ditës së sotme” – njofton Tirana.