11.09.2020 - 09:27
Kirurgjia e Spitalit Rajonal Omer Nishani në Gjirokastër është mbyllur për shkak të dyshimeve se është infektuar me COVID stafi mjekësor, më konkretisht infermierët e sallës.
Atyre ju janë marrë tamponët dhe pritet të dalë përgjigjja.
Deri tani janë marrë 20 tamponë.
Ndërkohë salla do të qëndrojë e mbyllur deri në pritjen e përgjigjeve për të gjithë personat.