MENU
klinika

Naftëtarët e Ballshit në protestë

“Të hënën nuk paraqitemi në punë”

11.09.2020 - 10:58

Naftëtarët në Ballsh kanë nisur sërish protestat, në mbrojtje të kauzës së tyre, për paga më të mira dhe për kushte po ashtu më të mira.

Mësohet se përfaqësuesi i naftëtarëve Sokol Dautaj, deklaroi se nëse nuk plotësohen kushtet që kërkohen, të hënën punëtorët nuk do të shkojnë në punë.

“Zonja ministre. Të hënën nuk do të futet askush në uzinë. Këtu nuk ka as lekë dhe as punë.

Le të vijë ministrja dhe të zgjidhë situatën. Përfaqësuesit e dërguar nga ministria nuk janë serioz. Të hënën, përfaqësuesit e ALLUm nuk do të hyjnë në Uzinë. Nuk pranojmë tallje pa fund”, tha Dautaj.

Ai shtoi se kontratat janë nënshkruar dhe nuk është dhënë asgjë.

“Kontratat janë nënshkruar dhe nuk na është dhënë asgjë. Na u tha se lekët do të kalonin në bankë. Gjysma e punonjësve kanë nënshkruar kontratë për 250 mijë lekë dhe nuk i kanë marrë”, deklaroi Dautaj.

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall

Prezantohet Bardhi në Fier, Kaso në Korçë

Drejtuesit politikë të PD në terren!