Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk e di se kur do të përfundojë pandemia e koronavirusit, por mendon se sëmundja do të vihet nën kontroll brenda dy viteve, deklaroi shërbimi i kësaj organizate.
Sot mbushen saktësisht gjashtë muaj që kur OBSH-ja e shpalli pandemi këtë sëmundje, megjithëse organizata fillimisht e konsideroi paraqitjen e virusit Covid-19 si pandemi me disa vatra.
”Nga kjo pikëpamje, nuk mund të themi kur do të përfundojë pandemia, por është e mundur që me përpjekjet globale dhe teknologjinë moderne, ajo duhet te menaxhohet me mirë”, theksoi OBSH.
OBSH-ja theksoi se shtetet duhet të përqendrohen në katër prioritete: parandalimin e përhapjes së virusit, aftësimin e njerëzve për të mbrojtur veten, bazat e shëndetit publik dhe mbrojtjen e kategorive të cenueshme, përfshirë të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.
OBSH-ja gjithashtu beson se gjashtë muaj pas shpalljes së pandemisë, virusi mbeti infektues në të njëjtën mënyrë.
”Në bazë të evidencës aktuale, në më shumë se 80 000 mostra gjenomike, është vërtetuar se transmetueshmëria dhe ashpërsia e virusit nuk kanë ndryshuar”, thekson OBSH.