Konfilkti Rusi- Ukrainë është rindezur këtë shtator teksa pala ruse shkeli sërish marrëveshjen, por jo për herë të parë.
Për këtë arsye, Presidenti ukrainas Zelensky ka telefonuar Ramën, i cili në cilësinë e kryetarit të OSBE është zotuar që në krye të axhendës është zotuar për të gjetur një rrugë marrëveshjeje mes këtyre dy vendeve.
Por ndërkohë Zelensky falënderon Ramën që kupton përpjekjet e Ukrainës, teksa nga ana tjetër ndjen keqardhje që mungon e njëjta sjellje nga pala tjetër, Rusia. Po ashtu Zelensky ka shprehur hapur dëshirën për një armëpushim në zonën e luftës, Donbas.
STATUSI NGA ZELENSKY
Mirënjohës ndaj Edi Ramës që kupton se sa përpjekje dhe guxim i kushton popullit ukrainas rruga drejt lirisë.
Ne gjithashtu ndjejmë keqardhje për mungesën e lëvizjes së ndërsjellë të palës së kundërt në këtë drejtim.
Faleminderit OSBE për mbështetjen dhe shpresojmë për armëpushim në Donbas.