MENU
klinika

Çfarë i ndodh trupit?

Po nëse infektohesh nga gripi dhe Covid në të njëjtën kohë?

12.09.2020 - 13:30

Të gjithë mund të infektohemi me Covid dhe virusin e gripit njëkohësisht. Dhe një situatë e tillë do të dëmtojë sistemin imunitar, ndërkohë që infektimi nga një prej viruseve mund të rrisë gjasat për t’u prekur nga tjetri.

“Nëse sëmureni me grip, apo sëmundje të tjera të frymëmarrjes, trupi juaj dobësohet. Sistemi imunitar është më i dobët, ndaj ju jeni më pak të mbrojtur nga një infektim i dytë. Kështu shanset për t’u prekur rriten më shumë. Si Covid-19 edhe gripi mund të sulmojnë mushkëritë, duke shkaktuar pneumoni”, thotë epidemiologia britanike Dr. Seema Yasmin.

Nëse prekeni nga të dy viruset njëkohësisht mund të zgjatet koha e rimëkëmbjes, ndërsa janë më të dëmshëm për mushkëritë dhe shkaktojnë më shumë probleme në frymëmarrje.

Ndërkohë që simptomat e virusit të gripit dhe atij të Covid-19 mund të jenë shumë të ngjashme, ndryshimi dallohet nga radha e shfaqjes së simptomave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekuacioni me shumë të panjohura

A e përballon ekonomia një karantinë të dytë?