MENU
klinika

Qyteti antik do të menaxhohet nga...

Butrinti jepet me koncesion për 10 vjet!

12.09.2020 - 13:34

Qyteti antik i Butrintit do të menaxhohet së shpejti nga një agjenci e re.

Në ligjin e miratuar së fundmi, agjencia e re njihet si “Fondacion”, mirëpo nuk ka asnjë të dhënë tjetër përveç faktit që do të jetë një partneritet mes Ministrisë së Kulturës dhe një partneri strategjik.

Ky ndryshim është pjesë e “Planit të Menaxhimit të Integruar për Parkun Kombëtar të Butrintit”, një dokument prej 300 faqesh, miratuar nga qeveria shqiptare dhe hartuar nga kompania angleze “Prince and Pearce”, kontraktuar dhe mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim (AADF).

Për Butrintin, kjo do të jetë hera e parë që do të menaxhohet edhe nga një subjekt jo-publik.

Për mediat, Ministria e Kulturës ka shpjeguar se “Fondacioni” i ri do të krijohet përmes një marrëveshjeje bashkëpunimi me një partner strategjik, ndërsa “organizimi dhe funksionimi i “Fondacionit” do t’i nënshtrohen legjislacionit për organizatat jofitimprurëse”.

Kjo marrëveshje mes Ministrisë së Kulturës dhe fondacionit të ri duhet të miratohet në Parlament.

Ministria e Kulturës është shprehur se megjithëse sistemi aktual i i menaxhimit ka siguruar i sforcuar mbrojtjen e vlerave kulturore të Parkut, ai nuk është fleksibël, nuk ka arritur pritshmërinë e tij dhe nuk garanton në perspektivë mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave kulturore dhe natyrore.

Emra të njohur të trashëgimisë kulturore shqiptare janë të shqetësuar për menaxhimin e Butrintit nga fondacione jo-shtetërore.

Ish-drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit, Auron Tare, ka kritikuar publikisht planin e qeverisë për t’i kaluar një subjekti të huaj menaxhimin e Butrintit. Sipas tij, kjo është një mënyrë e gabuar për të menaxhuar pasurinë e vendit.

“Butrinti sot konsiderohet si modeli më i suksesshëm që ka pasur trashëgimia kulturore. Dhënia në menaxhimin për një fondacion të huaj nuk ka sens ose duhet shpallim që ky model është i dështuar ose ka diçka që kërcet dhe nuk bën sens”– u shpreh Tare.

Ai shtoi se një praktikë e tillë nuk ndiqet në asnjë vend tjetër të Evropës dhe mund të praktikohet vetëm në vende në rrezik apo që janë në luftë. Tare propozoi të ndiqet shembulli i Anglisë që ka krijuar fondacion për menaxhimin e trashëgimisë kulturore.

“Nuk kemi luksin që t’ia japim të huajve në menaxhim Butrintin. Trashëgimia ka nevojë për një vizion të ri menaxhim. Në burokracinë e shteti shqiptar ka shumë pengesa në menaxhimin e trashëgimisë shqiptare. T’i mund të japësh një port me koncesion, por nuk mund të japësh trashëgiminë kulturore. I gjithë problemi nis me ligjin dhe krijon premisat që vetë AADF të krijoi një plan menaxhimi dhe ka një problem të madh me konfliktin e interesit”– shtoi ish-drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit.

Më tej, Tare tregoi se një veprim i tillë mund të kthehet në precedent dhe të tjera fondacione të huaja mund të kërkojnë të menaxhojnë pasuri të trashëgimisë sonë. Ai tha se vitet e fundit nuk kanë munguar investimet në trashëgiminë kulturore, por problemi ka çaluar tek menaxhimi.

“Kemi rastin e Finiqit, 10 km nga Saranda dhe nuk shkon njeri. Është një nga vendbanimet më të lashta në Ballkan. Problemi është rënia e autoritetit të Institutit të Monumenteve, pasi fatkeqësisht është futur çështja e tenderëve brenda në trashëgimi dhe kjo ka ulur cilësinë e restaurimit. Fakti që turizmi është rritur ka një mundësi që ku turizëm të orientohet drejt këtyre monumenteve”– ka përfunduar Tare.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë