MENU
klinika

Dyshohet të ishte infektuar gjatë pushimeve

Humb betejën me koronavirusin historiani Llambo Filo

13.09.2020 - 15:06

Ka ndërruar jetë nga koronavirusi historiani i njohur Llambo Filo.

Historiani Llambro Filo ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, për shkak të koronavirusit. Ai ishte shtruar prej ditësh në spital prej dy javësh.

Filo ishte pedagog në Universitetin e Tiranës. Gjithashtu, ai është edhe autor i shumë librave historikë dhe teksteve shkollore për arsimin para-universitar.

Ai ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Filo, ishte pedagog në Universitetin e Tiranës por edhe autor i shumë librave historikë dhe teksteve shkollore. Ai ka qene i shtruar ne spital prej 2 javësh dhe kishte sëmundje shoqëruese.

Filo kishte qenë me pushime në Pogradec e dyshohet se është infektuar gjatë pushimeve. Profesori ishte me kollë, dhimbje gjoksi dhe temperaturë të lartë.

Në lidhje me ndarjen nga jeta të profesor Filos, ka reaguar edhe profesoresha e historisë, Valentina Duka.

“Me keqardhje të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Llambro Filos, një nga pedagogët veterane, të Departamentit të Historisë të Universitetit të Tiranës. Ne ish-studentët dhe koleget e tij do ta kujtojmë gjithnjë me respekt profesorin e ndjere për kontributin shembullor jo vetëm si mesimdhënës dhe studiues i historisë, por edhe për komunikimin të ngrohtë dhe njerëzor me studentët dhe kolegët.

Me këtë rast ne u shprehim ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të tij. Lamtumire profesori ynë i paharruar! Pushofshi në Parajsë!”, shkruan profesoresha Duka.

Nga Lutfi Dervishi

Burg, burg, burg….

“Do keni paga të ngjashme ose më të mira sesa në Greqi“

Rama fton emigrantët të kthehen në Shqipëri

“Po të ishte e vërtetë s’do të ishin ‘prerë kokat’ nga radhët e PS”

Drejtësia e kontrolluar nga qeveria? Rama u përgjigjet kritikëve

“Në 2030 të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel”

Rama kërkon votën e emigrantëve në Greqi: Ta bëjmë Shqipërinë anëtare me të drejta të plota në BE!