MENU
klinika

"Ndryshe do të heqin sytë nga Europa..."

Kryeministri italian: Integrimi i Shqipërisë dhe vendeve të rajonit në BE duhet të vazhdojë

14.09.2020 - 13:39

“Integrimi i Shqipërisë  në BE dhe i vendeve të ish-Jugosllavisë duhet të vazhdojë”.

Kështu u shpreh kryeministri italian, Giuseppe Conte teksa mori pjesë në Konferencën për 45 vjetorin e Traktatit të Helsinikit, mbajtur sot në Romë në Pallatin Borromeo.

“Janë pesë vende të ish Jugosllavisë dhe Shqipëria, të cilat  aspirojnë të jenë pjesë  e familjes europiane.

Është një proces shumë kompleks e shumë delikat”, tha Conte  duke shtuar se “është i bindur që ky proces duhet absolutisht të vazhdojë”, raportojnë mediat italiane.

Më tej ai tha se procesi i integrimit europian i këtyre vendeve duhet të kryhet sepse nëse nuk arrihet ky objektiv do të rrezikojmë të shohim këto vende të heqin sytë nga Europa dhe të kërkojnë aleatët e tyre të vjetër.

Për kryeministrin italian me procesin e integrimit të Shqipërisë dhe të vendeve të ish Jugosllavisë është në lojë kredibiliteti i politikës së jashtme europiane.