MENU
klinika

Filluam një bisedë me kryeministrin që më…!

Dha dorëheqjen apo e shkarkoi Rama? Besa Shahini tregon të vërtetën

14.09.2020 - 20:33

14 shtatori shënoi sot fillimin e procesit mësimor, por edhe largimin nga ministria e Arsimit e Besa Shahinit.

Pikërisht për këtë Besa Shahini foli sot në Open në Top Channel.

Në rrëfimin e saj, Shahini tha se largimi pikërisht sot nuk ka ndonjë simbolikë.

“Në fillim të korrikut kemi filluar një bisedë me kryeministrin, ku i thashë se nësë nuk mund të vazhdohet për një mandat tjetër, më mirë të jetë dikush tjetër. Kërkova lirimin, por isha e gatshme të punoja deri në zëvendësimin tim. Nuk ishte dorëheqje e menjëhershme, i lashë lirinë Ramës të zgjidhte.

Kam kërkuar të lirohem në fillim të korrikut, kemi diskutuar që mund të jetë në fund të shtatorit. Pse ditën e parë , mendoj që duhet të pyesni kryeministrin për këtë, sepse për ditën e parë të shkollës kemi kohë që punojme. Është marrë një vendim dhe është zbatuar sot, nuk ka simbolik largimi i sotëm”, tha ajo.