MENU
klinika

Kosova po shqyrton mundësinë

Jo më teste në kufi me Maqedoninë e Veriut?

17.09.2020 - 07:03

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri ka zhvilluar një takim me homologun e tij nga Maqedonia Veriore, Artan Grubi me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet ndërshtetërore, integrimet evropiane dhe angazhimet e të dyja vendeve në këtë proces.

Në takim është diskutuar edhe vazhdimi i ndërtimit të autostradës Prishtinë-Shkup, segmentit Bllacë-Shkup, i një rëndësie të veçantë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.

Duke folur rreth menaxhimit të pandemisë me koronavirus në të dyja vendet, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka kërkuar të shikohen të gjitha mundësitë për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe heqjen e kërkesave për teste në kufij.

Ai gjithashtu ka kërkuar përkujdesje institucionale ndaj qytetarëve të Kosovës të dënuar në rastin ‘Kumanova’, me qëllim të respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut.

Sulmi i një viti më parë në Banjskë

Analiza nga REL: Serbia injoron “elefantin në dhomë”

"Vlerësoj idetë e Presidentes së Kosovës..."

Lajçak takon Osmanin në New York, detaje nga biseda

Investon miliarda euro për fitoren e mikut të tij

Zgjedhjet në SHBA, Vuçiç nis “fushatën” për Trump