MENU
klinika

“Babi u deh”

Patris i dehur, Tuna nuk e humb mundësinë…

12.10.2018 - 22:42

Kur të gjithë jemi duke planifikuar pushimet e dimrit ka nga ata që akoma nuk kanë mbaruar me pushimet e verës.

Një prej tyre është dhe çifti shumë i njohur dhe dashur për publikun shqiptar Tuna dhe Patris Berisha. Çifti në fjalë, aktualisht është duke shijuar pushimet në Turqi pranë shoqërisë së njëri-tjetrit.

Tuna ndau me të gjithë ndjekësit e saj në “Instagram” një moment nga pushimet e tyre ku duket që Patris është duke kërcyer dhe njëkohësisht mban në gojë biberonin e djalit të tyre.

Tuna ka përdorur si përshkrim për foton: ‘Babi u deh’, duke bërë shaka me faktin që bashkëshorti i saj ishte duke mbajtur biberonin e Tian. Nëse ishte apo jo realisht i dehur Patrsi nuk mund të themi gjë, por nga fotot duket që çifti është duke u argëtuar pamasë.