18.09.2020 - 19:45
Policia e Durrësit ka dhënë detaje rreth ngjarjes sot në qytetin bregdetar, ku të plagosur dy persona.
- NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 18.09.2020, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13. Durrës, pas një konflikti të çastit me mjete të forta e më pas me armë zjarri midis disa personve, janë plagosur me armë zjarr shtetasit A.B., dhe E.Gj., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës 6 shtetas dhe mes tyre është autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.