MENU
klinika

"Mjaft e degraduat kështu Kuvendin o shakaxhinjtë e 'integrimit'"

Drafti i PS/ Meta: Hapni listat 100%!

19.09.2020 - 12:03

I ashpër ka qenë reagimi i presidentit Ilir Meta, lidhur me draftin e propozuar nga PS-ja për hapjen e listave.

“Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët. Hapini 100 për qind! Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme. Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë o shakaxhinjtë e “integrimit”, shkruan Meta.