19.09.2020 - 15:23
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak më parë në Durrës, në zonën e Plepave. Viktima është Idajet Dulla dhe është gjendur i vrarë me thikë në zemër.
Mësohet se viktima është gjetur në zonën e shinave të trenit tek Plepat, ndërsa më pas është transportuar në morgun e spitalit të Durrësit.
Arbër Koti është autori i vrasjes dhe është arrestuar nga shërbimet e policisë.
Arbër Koti, shofer i një fugoni është konfliktuar me viktimën Idajet Dulla, 34-vjeç, ky i fundit i cili ishte me makinën e tij personale, për çështjen e rrugës ku kalojnë makinat.
Pas konfliktit Arbër Koti i ka ngulur thikën në zemër Idajet Dullës duke i shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.