MENU
klinika

Deklaratat e Metës

Rama: Presidenti kur flet varet nga kahja e hënës

19.09.2020 - 16:12

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi ditën e djeshme një bashkëbisedim me gazetarët ku ndër të tjera tha se “Grushti i shtetit do të shtypet nga grushti i popullit, se është më i fortë”.

Por ditën e sotme ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit Edi Rama. Shefi i qeverisë iu përgjigj nga Gjermania deklaratave të forta të Presidentit Ilir Meta, të bëra ditën e djeshme.

Rama tha se nuk i ka ndjekur deklaratat e Metës, duke shtuar se nuk përbëjnë asnjë surprizë.

“Nuk i kam ndjekur deklaratat e presidentit, nuk përbëjnë asnjë surprizë në çfarëdo forme që ato të materializohen. Presidenti ka një raport shumë personal me rrotullimin e hënës, kështu që varet nga kahja e hënës në momentin kur flet, ndërkohë që parlamenti vazhdon punën, jo vetëm që është legjitim, por është në krye të detyrës dhe do të vazhdojë të kryejë detyrën për të reflektuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke i hapur rrugë listave të hapura dhe duke konsoliduar sistemin zgjedhor me një ndryshim të domosdoshëm të formulës së koalicioneve nga një formulë absurde, në një formulë që e kanë të gjitha vendet evropiane”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mjaft e degraduat kështu Kuvendin o shakaxhinjtë e 'integrimit'"

Drafti i PS/ Meta: Hapni listat 100%!