Sulmuesi i Kombëtares shqiptar, Armando Broja, ka shënuar golin e parë për Vitessen në ndeshjen kundër Spartës. Shtatlarti nuk e nisi si titullar, por u aktivizua në fushë në minutën e 66′ të ndeshjes.
Lojtarit të huazuar nga Chelsea i mjaftuan pak minuta për të shënuar golin e parë në futbollin profesionist. Ai u gjend në vendin dhe kohën e duhur në minutën e 82′ pasi e ndoqi mjaft mirë aksionin e ekipit të tij.
Një nga shokët e ekipit gjuajti drejt portës, portieri e ktheu në lojë dhe Broja me forcë e dërgoi në rrjetë. I riu shmangu mbulimin e rreptë të mbrojtësve kundërshtarë për të çuar rezultatin në 2-0.
Gooooaaal d’A. Broja pour Vitesse vs Sparta R.
2-0 83’ pic.twitter.com/OlU7MSO0tP
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) September 19, 2020