MENU
klinika

Gjendja aktuale në Kosovë

​Shkon në 15 mijë numri i të prekurve me Covid-19

20.09.2020 - 09:14

Numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë ka arritur në 15 mijë.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 634 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 63 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 15.002 raste nga 61.547 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 611 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 126 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.451 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.937.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu i Sindikatës flet për situatën në Kosovë

‘Stafi shëndetësor është i stërlodhur dhe i mbingarkuar’