Covid-19 vazhdon të shkaktojë vdekjen e rreth 1,000 amerikanëve në ditë, por shanset e mbijetesës janë rritur tek personat e sëmurur rëndë, ndërkohë që mjekët po fitojnë eksperiencë dhe kujdesi mjekësor po përparon.
Që kur rasti i parë mbërriti në SHBA në nisje të vitit, mjekët kanë bërë përparime duke kuptuar se cilat barna funksionojnë, përfshirë steroidet, holluesit e gjakut dhe antivirali remdesivir.
Shpërndarja e burimeve të mjekimit intensiv është përmirësuar dhe mjekët kanë mësuar se si të shtyjnë përdorimin e ventilatorëve për disa pacientë, ndryshe nga sëmundjet e tjera të frymëmarrjes.
Andrew Badley, kreu i task forcës për Covid tek “Mayo Clinic”, tha se përmirësimi i taktikave mjekësore dhe trajtimi i hershëm po ndihmon në rezultatet e pacientëve shumë të sëmurë. Sipas tij, gatishmëria e kujdesit shëndetësorë është shumë më e mirë se në Mars.
“Kemi akses më të shpejtë tek diagnoza, kemi më shumë njohuri mbi barnat që përdoren dhe më shumë trajtime eksperimentale në disponueshmëri, ç’ka kanë ulur normën e vdekshmërisë”, – tha ai.
Një studim vëzhgoi 4,689 raste m Covid-19 të shtruar në spital nga Marsi në Qershor në New York, duke përshtatu normën e vdekshmërisë ndaj faktorëve si mosha, raca, obeziteti dhe sëmundjet shoqëruese.
Në gjysmën e parë të Marsit, norma e vdekshmërisë për pacientët e shtruar në spital ishte 23%. Në Qershor, kishte rënë në 8%. Megjithatë, numri i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara ka kaluar 200,000 dhe dhjetëra mijëra amerikanë konfirmohen të infektuar çdo ditë