21.09.2020 - 09:35
Një numër i konsiderueshëm shtetasish shqiptarë janë bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës për shkak të parregullsisë në dokumentacionin që kërkohet nga qeveria greke.
Shtetasit shqiptarë vijojnë të presin në këtë pikë të kalimit kufitar ndërsa bëhet e ditur se qytetarët me dokumentacion të rregullt vijojnë të dalin drejt shtetit grek pasi kuota nuk është plotësuar ende.
Të njejtat burime shtojnë se vijon puna nga të dyja palët.