Policia e Dibrës ka goditur në 3 rrethe 11 raste të krimeve mjedisore duke proceduar po kaq persona.
6 prej tyre në Dibër e Mat u kapën duke ndërtuar pa leje, kurse 5 të tjerë po transportonin lëndë drusore pa dokumentacion.
Si përfundim Policia ka sekuestruar 25 metër kub lëndë drusore dhe 5 automjete që përdoreshin për të transportuar.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Dibër / Bulqizë / Mat
Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.
Evidentohen dhe goditen nga Policia, 11 raste të krimeve mjedisore, dhe procedohen penalisht 11 shtetas. Sekuestrohet rreth 25 metër kub lëndë drusore dhe 5 automjete që shërbenin për transportim.
Strukturat e DVP Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit , gjatë 20 ditëve të para të muajit Shtator, kanë evidentuar dhe goditur 11 raste, ku janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit:
C., B. S., B. G., N. C., K. M., banues në Dibër, dhe F. M., banues në Mat, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.
Gjithashtu ka filluar procedimi penal për shtetasit :
XH., G. N., banues në Bulqizë; L. L., XH. F., SH. B., banues në Dibër, pasi janë kapur nga Policia duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionet përkatëse.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë Dibër dhe Mat për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm”, dhe “Prerje e paligjshme e pyjeve”.
Policia e Dibrës do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.