21.09.2020 - 10:22
Universiteti Ismail Qemali në Vlorë ka mbyllur katin e parë dhe të dytë.
Kjo për shkak se janë konfirmuar tre raste me koronavirus në këtë universitet.
Mësohet se është mbyllur rektorati dhe departamenti i Biologjisë pranë këtij universiteti.
Ndërkohë që 10 persona të tjerë janë karantinuar deri në mbërritjen e përgjigjes së tamponit.