21.09.2020 - 10:44
Kryeministri Edi Rama në cilësinë e kryetarit të PS do të mbledhë sot në seli drejtuesit politikë të qarqeve.
Mësohet se mbledhja do të mbahet në orën 16:00 në selinë rozë.
Kjo është mbledhja e 3-të e Ramës me drejtuesit politikë, brenda 10 ditëve. Dy të parat u mbajtën më 9 shtator dhe 14 shtator, teksa kjo është e treta.
Por në atë të dytën u evidentua qartë se drejtuesit politikë të PS në Veri po hasnin problematika, kurse ata në jug paraqiteshin më mirë.
Rama e ka bërë të qartë për të gjithë në PS se kërkon në zgjedhjet e 25 prillit 74 mandate që do i siguronin mandatin e tretë radhazi.