MENU
klinika

Në BE nis nga 376 euro

Ende pa minimum jetik

13.10.2018 - 11:46

Ndërsa minimumi jetik më i ulët për vendet kryesore të Bashkimit Evropian është 376 euro në muaj për frymë, në Shqipëri qeveria ende nuk ka përcaktuar një vlerë zyrtare. Dy vjet më parë, Avokati i Popullit porositi një studim, që tregoi se minimum jetik për një shqiptar duhet të jetë 16 mijë lekë në muaj. Megjithatë, qysh atëherë nuk ka pasur iniciativa për të përcaktuar një shifër zyrtare të minimumit jetik.

Njohja e një minimum jetik do të kërkonte plotësimin e tij për shtresat me të ardhura të ulëta, që nga pensionistët e deri tek invalidët dhe të papunët. Por sot, pagesa e papunësisë, ndihma ekonomike dhe pjesa më e madhe e pensioneve ngelet poshtë minimumit jetik, nëse për të tillë pranojmë shifrën prej 16 mijë lekësh e llogaritur nga Avokati i Popullit.

Në Komunitetin Evropian minimum zyrtar është mesatarisht 1 mijë euro për frymë në muaj. Konkretisht minimunim jetik më të lartë referuar shifrave të Eurostat, e ka Danimarka me 1418 euro në muaj për frymë, e ndjekur nga Finlanda, Austria, Mbretëria e Bashkuar, Hollanda që nuk zbresin nën kufirin 1 mijë euro.

Ndërsa minimum më i ulët regjistrohet në Greqi me 376 euro për frymë në muaj, e ndjekur nga Portugalia me 422 euro në muaj për frymë dhe Spanja me 668 euro. Ndërsa sa i përket vlerave të minimumit jetik në vendet e Ballkanit Perëndimor, shihet se Maqedonia, ka pasur një rritje të nivelit të minimumit jetik si në rastin e individit dhe në atë të njësisë familjare.

Ndërkohë, Serbia shfaqet me vlerën më të lartë të minimumit jetik, rreth 127 euro për frymë. Të dhënat e Eurostat nuk sigurojnë informacion për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor si, Kosova dhe Mali i Zi, Bosnje- Hercegovina.

Deri në mars janë regjistruar 716 mijë autovetura

1 në 4 persona ka një makinë në Shqipëri!

Nga “taksa” e tërmetit tek energjia

Banka Botërore gati kredi tjetër 80 mln USD

Biznesi do investime, qytetarët shtëpi

Më shumë borxhe! Në 3 muaj bankat dhanë 814 mln €!

Shembujt dhe burimi i konfuzionit për shpenzimet

Sa është fatura e tatimit për profesionistët e lirë?

Do të krijohet skemë e re për profesionistët

Ndryshimi drastik që do të ndodhë me pensionet