“Qiproja nuk është kundër sanksioneve ndaj Bjellorusisë, por nuk mendon se duhet të shtojë votën e saj për t’i bërë ato të mundshme”, shtoi ai.
Kryediplomati europian theksoi se ende ishte në diskutim nëse emri i presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, do të ishte apo jo në listën e sanksioneve.
Sot liderja në mërgim e opozitës bjelloruse Svetlana Tikhanoskaya tha se “Bashkimi Europian duhet të ndërmarrë veprime me më shumë kurajë kundër presidentit Alexandër Lukashenko”.
Ajo i bëri thirrje ministrave të Jashtëm që të jenë më të ashpër dhe të vendosin sanksionet e premtuara kohë më parë.
BE ka hartuar një listë me rreth 40 persona të cilëve mund t’i ndalojë udhëtimet dhe t’i ngrijë asetet si kundërpërgjigje ndaj zgjedhjeve të kontestuara që i dhanë Lukashenkos mandatin e gjashtë edhe pse presidenti nuk është pjesë e tij.